Gjobitet gruaja e kryetarit të Kumanovës, nuk ka tolerancë për parkim të gabuar

Maqedonia

Gjobitet gruaja e kryetarit të Kumanovës, nuk ka tolerancë për parkim të gabuar

Më: 13 maj 2018 Në ora: 20:37
Kumanovë

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në një deklaratë për TV21 njoftoi se edhe gruaja e tij është dënuar, për shkak të parkimit të veturës në vend të gabuar.

Sipas tij, SPB Kumanovë në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Parkingjet” po tentojnë që të lirojnë trotuaret nga parkimi i parregullt i veturave.

“Po të gjithë ne jemi pjesëmarrës në komunikacion, të gjithë ngasim makinat dhe është normale të bëjmë edhe shkelje. Por, më e rëndësishmja është që ne kur shkelim rregullat të marrim edhe sanksionin e duhur. Është i saktë ai informacion! Në periudhën kur zbatohet aksioni për zero tolerancë për parkim joadekuat, njëra nga shkelëset e rregullave ishte dhe bashkëshortja ime dhe normalisht që ka paguar gjobën. Kurse, unë i thash drejtorit të Ndërmarrjes publike të parkingjeve që të shpërblehet punëtori, i cili ia ka shqiptuar gjobën”, tha Maksim Dimitrievski.

Ndërsa me karrotrec mesatarisht në Kumanovë largohe 20 vetura.

Nga Drejtoria për Parkingje thonë se për momentin në Kumanovë ka rreth 500 vende për parking, ndërsa parashihet që të ndërtohen edhe disa garazhe me kate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat