Qeveria: Takimi liderëve do të mbahet kur është i përshtatshëm për gjithë, jo vetëm për Mickoskin

Maqedonia

Qeveria: Takimi liderëve do të mbahet kur është i përshtatshëm për gjithë, jo vetëm për Mickoskin

Më: 13 maj 2018 Në ora: 18:20
Qeveria

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sot kërkoi që urgjentisht të mbahet takim liderësh, në të cilin kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, do të tregojnë detajet dhe rrjedhën e negociatave me Greqinë, ndërsa për këtë kërkesë është deklaruar edhe Qeveria.

Në një deklaratë për AIM, nga Qeveria thonë se takimi mes liderëve politik në vend mund të mbahet në terminin që është i përshtatshëm për të gjithë subjektet politike, të cilat janë pjesë e takimeve të tyre. Nga qeveria thonë se përderisa konfirmohet një termin i tillë, atëherë OBRM-PDUKM-ja mund të kërkojë takim.

“Qeveria e Maqedonisë si çdo herë edhe tani, kur ka zhvillim të madh në negociatat për emrin me Greqinë, në kohë dhe tërësisht kemi informuar gjitha subjektet politike. Njëkohësisht, në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme kemi informuar edhe qytetarët e vendit”, thonë në Qeveria e Maqedonisë.

Përndryshe, Igor Janushev nga OBRM-PDUKM, sot në konferencë për shtyp tha se kryetari i tyre Hristijan Mickoski, për arsye të takimit të liderëve ka anuluar disa vizita pune në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat