“Emri”, VMRO-ja kërkon takim urgjent të liderëve

Maqedonia

“Emri”, VMRO-ja kërkon takim urgjent të liderëve

Më: 13 maj 2018 Në ora: 16:19
VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkon takim urgjent të liderëve ku kryeministri Zorean Zaev dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov do të raportonin rreth negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Sipas partisë më të madhe opozitare kryeministri Zaev e ka për obligim që t’i informoj edhe partitë tjera, pavarësisht në pozitë apo opozitë.

Igor Janushev madje tha se marrëveshja eventuale nuk duhet ta vendos shtetin para aktit të kryer.

“Kërkojmë takim urgjentë të liderëve që do të mbahej gjatë ditës së nesërme dhe në të cilën duhet të merr pjesë edhe presidenti i vendit Gjorge Ivanov,. Në këtë takim kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov duhet t’i kumtojnë detajet dhe drejtimin në të cilin po lëvizin negociatat për emrin, që të mund opinioni të jetë i informuar por edhe partitë të marri qëndrim sa I përket situatës së re të krijuar. Zoran Zaev edhe pse është kryeministër ai nuk e ka monopolin që në emër të të gjithë shtetit, pushtetit, opozitës, të përcaktuarit politikisht dhe të papërcaktuarit të vendos për këtë çështje shumë të rëndësishme, ndërsa marrëveshja eventuale të vendos gjithë shtetit para aktit të kryer”, tha Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat