Prej nesër çmime të reja, shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni

Maqedonia

Prej nesër çmime të reja, shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoni

Më: 13 maj 2018 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Prej nesër do të futet në fuqi vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) për shtrenjtimin e naftës për 2 denarë për litër.

Me ndryshimet e fundit çmimi i Eurosuper BS-95 do të jetë 70 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të jetë 71.5 denarë për litër, ndërsa shitja me pakicë e Eurodizel prej nesër do të shitet për 62 denarë për litër.

Për dy denarë do të shtrenjtohet edhe vaji ekstra i lehtë, i cili do të kushtojë 50.5 denarë për litër.

Këto çmime të reja të derivateve të naftës janë diktuar nga lëvizja e çmimeve në berzën botërore.

Aktualisht, nafta me fuçi në tregjet e aksioneve botërore shitet për 74.5 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat