BDI do të mbajë kongres partiak në qershor

Maqedonia

BDI do të mbajë kongres partiak në qershor

Më: 13 maj 2018 Në ora: 14:41
Bashkimi Demokratik për Integrim

Bashkimi Demokratik për Integrim në qershor do ta mbajë kongresin partiak, njoftoi kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, në organet partiake ku janë sjellur përfundime për zbatimin e programit nga ana e pushtetit ekzekutiv.

“Në këto mbledhje u diskutuan edhe aktualitetet politike, përfshirë cështjen e emrit, marrëdhëniet me fqinjtë, integrimin në NATO, reformat sistemore, raportin e progresit të Komisionit Evropian, negociatat me Bashkimin Evropian, zgjërimin e shumicës parlamentare, barazinë gjuhësore, etj. Kryesia konstatoi ecurinë e suksesshme dhe shpresëdhënëse të negociatave për tejkalimin e pengesës së fundit në drejtim të integrimit të plotë Euroatlantik dhe inkurajoi pushtetet legjislative dhe ekzekutive që guximshëm të përmbyllin edhe kontestin shumëvjecar me Greqinë në periudhën para nesh.

Në përmbyllje të fazës së parë që shënon edhe rrumbullakësimin e veprimtarisë tematike të BDIsë si subjekt politik pas miratimit në tërësi të pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, Kryetari Ahmeti paralajmëroi mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, si organ më i lartë në mes të dy Kongreseve, për muajin qershor të këtij viti”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Nga kjo parti më tej shtojnë se mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm do të jetë nisma në ndërtimin e përbashkët të Bashkimit Demokratik për Integrim për dy dekadat e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat