Afrim Gashi paralajmëron hyrjen në qeveri

Maqedonia

Afrim Gashi paralajmëron hyrjen në qeveri

Më: 13 maj 2018 Në ora: 12:10
Afrim Gashi

Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes Besa – krahu i Shkupit, mbrëmë ka qenë në takime me anëtarë dhe simpatizantë në Kërçovë, ku ka paralajëmruar se së shpejti partia e tij do të mund të jetësë pjesë e Qeverisë reformatore të kryeministrit Zoran Zaev.

“Kjo ndodhë pasi Maqedonia lëviz me sukses drejt strukturave euroatlantike dhe ky moment na bën më optimistë”, ka thënë Gashi.

Ai tha se do të ketë takime edhe me aktivistët e qyteteve tjera të Lëvizjes Besa që ai e drejton.

Përndryshe, Bilall Kasami dje njoftoi se ka ndërprerë bisedimet me kryeministrin Zoran Zaev për hyrje në qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat