Shteti nuk po bën monitorim në tregun e derivateve

Maqedonia

Shteti nuk po bën monitorim në tregun e derivateve

Më: 13 maj 2018 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Vozitësit në Maqedoni në përgjithësi shfrytëzojnë karburante cilësore për ngasjen e veturave të tyre. Këtë e konfirmojnë edhe analizat laboratorike të akredituara në dy kompani kryesore të biznesit të naftës në vend. Megjithatë, vlerësohet se shteti nevojitet të realizojë një kontroll më të madh në tërë tregun që të sigurojë mbrojtje më të mirë të konsumatorëve.

“Rezultatet e tyre janë të njohura në botë, dhe nuk guxon të ekzistojë asnjë dyshim lidhur me lëshimin e këtyre rezultateve. Njëherësh edhe kontrollet tona dhe laboratorët i ndjekin të gjitha standardet dhe akreditimet më të reja që zbatohen jashtë”, thotë Trpe Ristevski , nga Instituti i akreditimit të Maqedonisë.

Nga dy kompanitë më të mëdha të biznesit të naftës në vend Makpetroll dhe Okta thonë se nevojitet një plan mbikëqyrës dhe pasqyrë statistikore me qëllim që të dihet se cilat lloje dhe çfarë derivate të naftës shiten në tregun vendor.

“Fatkeqësisht duhet të konstatoj se përveç asaj se ne si distributor kujdesemi që të distribuojmë karburante cilësore në tregun e Maqedonisë, në përputhje me direktivat evropiane. Shteti akoma nuk ka ndërmarrë hapa konkret për monitorimin e tërë tregut. Kur flas për këtë, mendoj për distributorët e tjerë në treg. Me siguri se ka lëshime të caktuara dhe kanale ku hyjnë edhe karburante me cilësi jo adekuate. Në këtë drejtim duhet të inkuadrohen edhe Dogana, Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati i Tregut”, thotë Goran Angjelloski, drejtor i Direksionit për standardizim dhe kualitet i kompanisë Makpetroll.

Në ndërkohë, duke marrë parasysh se edhe Makpetroll edhe Okta kanë laboratorët e tyre, kompetentët e tyre thonë se nuk duhet të ekzistojë dyshim tek konsumatorët për karburantet që kalojnë analizat përkatëse.

“Laboratorët me vetë faktin se janë të akredituara, janë në gjendje që të ofrojnë rezultatet e pritshme. Gjithashtu të gjitha laboratorët më shtet i kanë miratuar standardet më të reja evropiane për cilësi të karburanteve, dhe nevojitet që sipas dizpozitave ligjore edhe ti plotësojnë ato”, thotë Ice Rikallovski, drejtor për operativë i Okta-s.

Nga ana tjetër, në Maqedoni që prej disa vitesh zbatohet rregullorja evropiane për cilësinë e karburanteve të lëngshme e miratuar në bazë të standardeve dhe direktivave evropiane. Në rregullore është e përcaktuar se kontrollin e kryen Inspektorati Shtetëror i Tregut , ndërsa cilësinë e karburanteve e kontrollon Dogana gjatë importit në Republikën e Maqedonisë. Me rregullore të veçantë për cilësisë e karburanteve të lëngshme , ndiqet edhe cilësia e derivateve të naftës , me ç’rast tregtarët me shumicë dhe pakicë kanë obligim të ndjekin rregullisht cilësinë e të gjithë derivateve të lëngshme.

Njëherësh në vitin 2016, sipas analizave të Entit Rregullator për Energjetikë, në Maqedoni punojnë 285 pompa të benzinës. Në treg dominon Makpetroll me 126 pompa të benzinës. Lojtarë më të vegjël në tregun e shitjes së naftës për veturat janë Lukoill dhe Okta me nga 28 pompa të benzinës. Në treg veprojnë edhe 103 pompa të tjera të benzinës.

Nga ana tjetër në vitin 2016, në Maqedoni janë importuar derivate të naftës në vlerë prej afër një miliardë tonë .Importuesi më i madh është Okta me 73 për qind të tregut. Gjithashtu, duhet theksuar se Okta një pjesë të konsiderueshme të derivateve të naftës e eksporton jashtë , dhe atë kryesisht në Kosovë. Vetëm në vitin 2016, Okta ka eksportuar derivate të naftës në vlerë prej 167.035 tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat