Maqedoni, deputetët kërkojnë që 22 Nëntori të futet në Ligjin e çmimeve shtetërore

Maqedonia

Maqedoni, deputetët kërkojnë që 22 Nëntori të futet në Ligjin e çmimeve shtetërore

Më: 12 maj 2018 Në ora: 20:41
Kuvendi

Disa nga deputetët në Kuvend kanë parashtruar një propozim për ndryshimin e Ligjit për çmime shtetërore, me procedurë të shkurtër.

Me këtë propozim deputëtët kërkojnë që të futet çmimi shtetëror “22 Nëntori” kur bëhet shënimi i “Ditës së alfabetit shqip”.

Sipas deputetëve, propozimi për ndryshimin e Ligjit për çmime shtetërore, që “22 Nëntori” të futet në listën e Ligjit për çmime shtetërore, vjen me qëllim të promovimit të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në mes pjestarëve të komuniteteve të ndryshme, kulturave dhe besimeve.

Nga OBRM-PDUKM për TV24 thanë se nuk do të komentojnë ndryshimet ligjore që i kërkojnë deputetët e BDI-së me ndihmë të LSDM-së.

Ndërkaq, Propozim-Ligjin në fjalë është dërguar më 3 maj në arkivin e Kuvendit të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat