Spasovski nuk përmbush premtimin, rreth 30 policë presin punësimin

Maqedonia

Spasovski nuk përmbush premtimin, rreth 30 policë presin punësimin

Më: 12 maj 2018 Në ora: 20:18
Ministri i Punëvet të Brendshme, Oliver Spasovski

Ministri i Punëvet të Brendshme, Oliver Spasovski, nuk ka mbajtur fjalën e tij të dhënë për 34 të rinj, të cilët para dy viteve përfunduan me sukses trajnimin dhe u aftësuan për të qenë policë.

Në ditën e përfundimit të trajnimit ai madje ju tha edhe uniforma zyrtare të policisë dhe diploma se janë të aftë për të qenë polic.

“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të MPB-së, këtyre të rinjve të ua uroj për mbarimin me sukses të trajnimit të zyrtarëve policor. Ju që sot më jeni zyrtarë të policisë në një moment të rëndësishëm për zhvillimin dhe ekzistimin e shtetit tonë”, deklaroi para dy viteve Oliver Spaskovski, në përfundimin e trajnimit për policët e rinj, që atëherë ishte ministër teknik i MPB-së.

Gjithashti atëherë Oliver Spaskovski, tha që për këto 34 persona, nuk mund të sigurohen mjete, për shkak se me Ministrinë e Financave udhëhiqte partia konkurrente. Madje, përmes një statusi në rrjetin social fejsbuk, ai kishte premtuar që të gjithë 434 personat që mbaruan trajnimin do të pranohen në punë.

Por deklarata e Spasovskit për pranimin e të gjithë 434 personave në punë, mbetet vetëm premtim! Një nga personat që mbeten pa u punësuar, i cili dëshiron që të mbetet anonim, thotë se tre nga këto 34 persona janë punësuar, ndërsa 31 të tjerë ende mbeten në shtëpi.

“Një vjet e gjysmë pasi që e kemi kryer kursin, kemi qëndruar në shpi të gjithë 34 personat siç kemi qenë. Më pas u pranuan vetëm 3 persona nga ky grupi ynë, të cilët me pikë janë më të dobët se ne. Është shumë dallim i madh sepse po të ishte dallim i vogël nuk do të kishte rëndësi. Nuk e di pse bëhet kaq pengesë e madhe për na, duke e pasur parasysh për të gjithë ne nuk duhet më shumë se 8500 euro”, u shpreh një person që ka kryer trajnimin për polic.

Edhe pse zyrtarisht nuk janë pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të gjithë këta 34 persona kanë uniforma zyrtare të policisë. Ata druajnë se posedimi i uniformës së policisë duke mos qenë pjesë e MPB-së është vepër penale, por megjithatë, kandidatët çmallen ndonjëherë me uniformën që ëndërrojnë ta përdorin ndonjëherë edhe zyrtarisht.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk u përgjigjën në pyetjet rreth fatit të këtyre personave dhe pse të njëjtit akoma nuk janë thirrur në punë dhe nëse kanë të drejtë këta persona që nuk janë pjesë e MPB-së të posedojnë uniforma zyrtare të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat