Zhbogar: Maqedonia ecte prapa, u kthye në “rrugën e vërtetë”

Maqedonia

Zhbogar: Maqedonia ecte prapa, u kthye në “rrugën e vërtetë”

Më: 12 maj 2018 Në ora: 16:22
Pamje nga ngjarja

Ambasadori i BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar, tha se festimi i Ditës së Evropës, 9 Maji, është i posaçëm, për shkak se nga vend i cili ecte prapa, u bë vend i cili lëviz në drejtimin e vërtetë.

“Vend dhe qytetarë të cilët dërgojnë porosi deri tek Evropa: ‘Po, ne mundemi’ ose siç tha kryeministri ‘Mendoni për ne’. Këtë e dëshmon edhe deklarata e para disa kohëve e kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk se, besimi i Bashkimit Evropian në të gjithë rajonin u ripërtërij falë përpjekjeve tuaja për zbatimin e reformave për ndërtimin e një shoqërie për të gjithë, për ndërtimin e konsensusit për çështjet nacionale për përforcimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe bashkë me BE-në për ballafaqimin me migrimin”, deklaroi Zhbogar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat