Agjencia e Inteligjencës: Qendra të ndryshme kanë kryer ndikim anti NATO dhe BE tek qytetarët

Maqedonia

Agjencia e Inteligjencës: Qendra të ndryshme kanë kryer ndikim anti NATO dhe BE tek qytetarët

Më: 12 maj 2018 Në ora: 13:45
Ilustrim

Maqedonia vitin e kaluar ka qen cak i kërcënimeve hibride në disa momente kyçe, sidomos gjatë ndërrimit të pushtetit dhe marrëdhënieve me fqinjët, thuhet në raportin vjetor të Agjencisë së Inteligjencës së Republikës së Maqedonisë (AIRM).

Raporti që në mars të 2018 ishte prezantuar para Komisionit kuvendor për mbikëqyrje të DSK-së, tani është edhe në web faqen e AIRM-së.

“Prioritetet e kundërzbulimit ishin të fokusuara drejt detektimit dhe zbulimin e ndikimit destruktiv të fuqive të jashtme, të cilat përmes instalimeve mediatike-politike në Maqedoni dhe në rajon, kanë tentuar të ndikojnë mbi perceptimet e qytetarëve me projektim kundër NATO-s dhe BE-së”, thuhet në raport.

Agjencia e Intelegjencës së Republikës së Maqedonisë (AIRM) shkruan se për herë që nga themelimi i saj e ka prezantuar raportin për punën e saj, kurse arsyeja thonë se është për rritjen e transparences.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat