Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Më: 12 maj 2018 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagura, njoftojnë nga Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Ata rekomandojnë vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

Në disa akse rrugore mund të ketë rrëshqitje të dheut, sidomos në drejtimet Koçani-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë dhe Resnjë-Bukovë.

Intenziteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat