Kush ishin arsyet e tërheqjes, ja çka thotë komandat Hoxha

Maqedonia

Kush ishin arsyet e tërheqjes, ja çka thotë komandat Hoxha

Më: 11 maj 2018 Në ora: 17:32
Xhezair Shaqiri

Xhezair Shaqiri i njohur si Komandant Hoxha ka dhënë dorëheqje nga posti i bashkëpunëtorit të kryeministrit Zoran Zaev, post i cili iu besua pak ditë më parë.

 Bazë për tërheqje, Shaqiri e merr presionin nga opinioni dhe reagimet që ai i quan të pa arsyeshme.

"Nuk u dorëzova por e pash të arsyeshme se pas ardhjes time këtu, filluan disa mediume të trumbetojnë kundër meje. Nuk e kisha menduar se shqiptarëve ju pengon komandant Hoxha pranë fëmijëve të tij. Për 10 vite asnjë politikan shqiptar nuk u interesua për mua, për kundër kësaj, më izoluan në Tanushë. Zoran Zaev ishte i vetmi që më zgjati dorën për të më ofruar tek familja ime. Nuk kam pasur marrëveshje me Zaevin për vota dhe për këtë e kam Zotin dëshmitarë" – tha  Xhezair Shaqiri, Ish komandant Hoxha.

I pyetur nëse nga Zaev pret post tjetër, Shaqiri theksoi se nuk është i etur për pozita.

"Tani për tani nuk jam i gatshëm për post, e sidomos për poste në administratë. I kam thënë që në ditën e parë se edhe ministër apo drejtor të më emëroni, jo që nuk dua por nuk mundem. Ndjehem i lodhur më" – theksoi Xhezair Shaqiri, Ish komandant Hoxha.

Dorëheqjen e Shaqirit e konfirmoi edhe vetë kryeministri Zaev, sipas të cilit, dorëheqja është akt për t’u përshëndetur pasi i njëjti ka dëshmuar se ia dëshiron të mirën vendit.

Në fillim të muajit maj, Komandant Hoxha, nga kryeministri Zaev u angazhua si bashkëpunëtorit për çështjet e sigurisë. Sipas Zaev, Hoxha ishte njëri ndër personat e informuar për këtë çështje dhe se mund t’i ndihmonte proceseve. Emërimi i Shaqirit, nxiti reagime në opinion. VMRO-DPMNE-ja, akuzoi të parin e Qeverisë për emërimin e këshilltarëve nga lista e zezë. Emërimin e Hoxhës e komentoi edhe Ambasada e SHBA-ve në Shkup të cilët potencuan se zyrtarëve të tyre nuk iu ndalohet bashkëpunimi me personat që ndodhen në listën e zezë amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat