Zaev: Me marrëveshjen për emrin, fitojmë BE-në dhe NATO-në, por edhe ekonomi stabile

Maqedonia

Zaev: Me marrëveshjen për emrin, fitojmë BE-në dhe NATO-në, por edhe ekonomi stabile

Më: 11 maj 2018 Në ora: 16:17

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë vizitës së tij në Manastir theksoi se pret lajme të mira nga Athina, ku nesër do të fillon raund i ri i bisedimeve ndërmjet shefave të diplomacive nga të dyja vendet Nikolla Dimitrov, Nikos Kocias dhe ndërmjetësuesi i OKB-së, Metju Nimic.

Optimizmin tha Zaev, se e argumenton mbi baza të asaj që deri tani kanë arritur.

“Jam i lumtur që mund të them se kemi arritje që 27 vite askush si ka arritur, do të jam i lumtur nëse zgjidhet  problemi, ndërsa  gjithashtu të ruhet dinjiteti  dhe identiteti i shtetit të Maqedonisë dhe popullit. Është shumë e rëndësishme çfarë përfitojmë, kurse përfitojmë perspektivë, ardhmëri, NATO-n dhe BE-në, qytetarët do të fitojnë më shumë para, ekonomia do të jetë stabile. E gjithë kjo për mua është patriotizëm, dhe une besoj se të gjithë ata që kanë ndikim, bashkarishtë ta kalojmë edhe këtë çështje të fundit të hapur të cilën e ka shteti jonë”.

Sipas Zaevit pritjet janë që të ketë zgjidhje, që siç thotë pret që zgjidhje të ketë para se të vendos Këshilli Evropës, kurse kjo është në fund të qershorit, sepse atëherë shihet nëse Maqedonia do të merrë ftesën për në BE, kurse ftesa për në NATO është me automatizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat