Thirrje publike shpërblyese për raportim për refugjatët në Maqedoni, gjatë vitit 2017

Maqedonia

Thirrje publike shpërblyese për raportim për refugjatët në Maqedoni, gjatë vitit 2017

Më: 11 maj 2018 Në ora: 11:34
Ilustrim

Shoqata maqedonase e juristëve të rinj në bashkëpunim me Komisionerin e Kombeve të Bashkuara për refugjatë – UNHCR dhe Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë shpall:

“Thirrje publike për shpërblim për raportim profesional mbi situatën e refugjatëve në vitin 2017 në Maqedoni”

Artikujt dhe fotografitë e dorëzuara do të vlerësohen nga një panel i përbëre nga gazetarë, fotografë dhe ekspertë të medias nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, anëtarë të Shoqatës maqedonase e juristëve të rinj dhe nga përfaqësues të Përfaqësuesit të UNHCR-së në Shkup. Komisioni do të vlerësojë çdo dorëzim individualisht duke u përqendruar në atë se si janë paraqitur historitë të refugjatëve dhe nëse ajo përmban tiparet e raportimit profesional.

Dorëzimet duhet të bien në kategoritë e mëposhtme:
• Një artikull ose seri artikujsh
• Emision, shtesë, dokumentar i shkurtër
• Fotografi

Dorëzimet duhet të përqëndrohen në përvojën e refugjatëve, azilkërkuesve dhe kërkuesve të mundshëm të azilit, dhe të kenë kontribuar në informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut mbi çështjet që lidhen me to.

Të gjithë dorëzimet e dërguar do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:

• Është realizim gazetaresk i autorit i publikuar në media gjatë vitit 2017 (nga 01.01.2017 deri më 31.12.2017)
• Përfshin histori autentike në lidhje me përvojën e refugjatëve dhe azilkërkuesve
• Tregon ndjeshmëri dhe respekt për refugjatët dhe rrethanat në të cilat këta persona kanë arratisur shtëpitë e tyre
• Shmangin senzacionalizimin dhe stereotipet
• Aplikantët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë

E rëndësishme:
• Autori mund të konkurrojë me deri në 3 artikuj / histori / fotografi
• Artikujt e shkruara duhet dërguar në formatin PDF me datë botimi;
• Video materialet duhet dërguar në CD/DVD me datë botimi;
• Fotografitë të jenë në formatin JPG, të paktën 2000 piksele në anën e gjatë dhe me rezolucion 300 dpi. Të specifikohet data e botimit dhe media ku është botuar.
• Të gjitha aplikimet mund të dërgohen me e-mail në [email protected] me titull Thirrje publike për shpërblim për raportim profesional mbi situatën e refugjatëve në vitin 2017 në Maqedoni; ose të dorëzohen me postë ose personalisht zyrën e Shoqatës së juristëve të rinj të Maqedonisë, në Rr. Donbass 14 / 1-6, 1000 Shkup në zarf të vulosur me titullin e thirrjes.
• Më shumë informacione në lidhje me thirrjen dhe dorëzimin e artikujve mund të merrni në tel.077/587-642 ose në [email protected]

Për dorëzimet më të suksesshëm do të jepen nga tri çmime për tri kategoritë të ndryshme, me një vlerë totale prej 240.000 denarë, si më poshtë:
• Vendi i parë 40,000 denarë, vendi i dytë 25.000 denarë dhe vendi i tretë 15.000 denarë.

Afati i fundit për aplikim është 20.05.2018
Fituesit do të shpallen deri më 15.06.2018, dhe shpërblimet do të prezantohen në Ditën botërore të refugjatëve, 20.06. 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat