VMRO-DPMNE: Karteli i Qeverisë po e çon Maqedoninë drejtë kolapsit ekonomik

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Karteli i Qeverisë po e çon Maqedoninë drejtë kolapsit ekonomik

Më: 10 maj 2018 Në ora: 11:29
Ilustrim

Partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një komunkate me shkrim kanë theksuar se cunami ekonomik është simbol i LSDM-së dhe bashkë me trion Zaev, Tevdovski dhe Angjushev e rrënuan ekonominë maqedonase dhe varfëruan qytetarët e Maqedonisë. 

Nga kjo parti shtojnë se deri sa çmimet për produktet elementare për jetesë po rriten, paga mesatare po ulet. 

"Çdo qytetarë i Republikës së Maqedonisë ka borxh prej 2500 euro, ndërsa një familje 4 antarëshe ka borxhe prej 10 mijë euro nga borxhi i përgjithshëm i shtetit. Karteli që është në pushteti e çon Maqedoninë drejtë robërisë, borxhi publik e ka kaluar kufirin prej 5 miliard euro. Qytetari maqedonas, si dhe e gjithë ekonomia janë në një ngërç të vazhdueshëm, prindërit friksohen për ardhmërinë e fëmijëve të tyre të cilët duhet ta paguajnë çmimin e kësaj qeverie të pa aftë", thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat