Buka, produkti më i konsumuar në Maqedoni

Maqedonia

Buka, produkti më i konsumuar në Maqedoni

Më: 9 maj 2018 Në ora: 20:34
Ilustrim

Bukë, patate, oriz, mish pule, lakër, speca, mollë dhe shalqi janë ndër produktet që konsumohen më tepër në shkallë vjetore nga qytetarët në Maqedoni. Statistikat tregojnë se mesatarisht një qytetar në Maqedoni ha 70 kilogramë bukë, 29.9 kg patate, 9 kilogramë mish pule, 7.3 kg oriz, 13.1 kilogramë mollë, 10.5 kilogramë shalqi, 11.5 kilogramë lakër, 19.7 kg speca dhe 14 kg domate.

Qytetarët e Maqedonisë, sipas anketës, vitin e kaluar kanë ngrënë 5.4 kg makarona dhe 182 vezë në vit. Nga prodhime e detit më tepër konsumohet merluci 4.3 kg, peshku i ujërave të ëmbla, troftë e freskët 0.6, dhe krap të freskët 0.2 kg. Sardelet e konservuara konsumohen mesatarisht nga 0.3 kilogram ndërsa peshku 0.4 kilogram.

Sipas sondazhit, qytetarët nuk konsumojnë fare makarona me salcë, proshutë gjedhi, fruta të ngrira, ananas të konservuar dhe komposto.

Djathë hanë mesatarisht nga 6.7 kg në vit. Qytetarët e Maqedonisë pinë qumësht në kuti në vit nga 24.3 litra, jogurt 13.8 litra, kos pesë, salcë kosi 1.5, kos frutash 0.3, gjizë dhe kaçkavall nga tre kilogramë dhe djathë të shkrirë nga 0.3 kilogramë. Ndër pijet kryesojnë lëngjet me gaz.

Mesatarisht, një shtetas i Maqedonisë në vit pi 23.9 litra lëngje me gaz, 19.4 litra ujë mineral, 9.4 litra birrë, 5.5 lëngje frutash, 1.9 litra verë, 0.7 litra raki natyrale. Më pak, apo sipas sondazhit, nuk konsumohet fare likeri dhe shtok. Duhanpirësit mesatarisht pinë 40 kuti me cigare gjatë vitit, ndërsa kafe një qytetar konsumon mesatarisht 2.3 kg kafe.

Në vit çokollata konsumohet 1.1 kilogramë. Gjatë vitit që shkoi në teatër kanë shkuar 238.200 persona. Paga mesatare në Maqedoni në muajin mars të këtij viti arriti në 24.229 denarë dhe në tremujorin e tretë të këtij viti kishte 7568 vende të lira pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat