Qeveria pranon propozim-ligjin për shfuqizim të kufizimeve për shit-blerje të alkoolit

Maqedonia

Qeveria pranon propozim-ligjin për shfuqizim të kufizimeve për shit-blerje të alkoolit

Më: 8 maj 2018 Në ora: 18:09
Ilustrim

Ministrat në seancën e sotme qeveritare pranuan propozimin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tregti me propozim të Ministris së Ekonomisë.

Qëllimi i propozimit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tregti është shfuqizimi i kufizimit të kohës së shitjes së pijeve alkoolike me pakicë, ndalesë e cila ishte vendosur me ligjin e 2008-tës.

Vendimet themelore të propozim-ligjit të cilat do të dërgohen në Kuvend për miratim, parashohin që shitja e pijeve alkoolike me pakicë edhe më tej të bëhet në objekte të licencuara, por nuk do të kërkohen kushte të veçanta dhe gjithashtu do të shitet edhe në kioske.

Gjithashtu me propozim-ligjin e miratuar sot nga ministrat nuk parashihet kufizim i kohës së shitjes së pijeve alkoolike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat