LSDM-ja premtoi por nuk i shkurtoi shpenzimet e deputetëve

Maqedonia

LSDM-ja premtoi por nuk i shkurtoi shpenzimet e deputetëve

Më: 7 maj 2018 Në ora: 15:58

Akoma po kërkohet model i cili do t’i ulë shpenzimet rrugore të deputetëve. Edhe pse Ligji për paga dhe kompensime për funksionarët e zgjedhur pësoi ndryshime para dy muajve, deputetja e LSDM-së, Frosina Tashevska- Remenski, shprehet se edhe më tej po përgatitet rregullorja me të cilën në mënyrë shtesë duhet të ulen shpenzimet që i marrin deputetët. Rregulloren duhet ta miratojnë kryetari i Kuvendit dhe Sekretari i përgjithshëm.

Ndërkohë, krahas presionit të madh nga opinioni se deputetët marrin shuma të majme për shpenzime rrugore, edhe më tej nuk ka ndryshime drastike dhe shkurtime. Remenski thotë se përveç deputetët, nga shkurtimi i mjeteve rrugore nuk duhet të kursehen as zyrtarët qeveritarë.

“Di shumë raste që janë më ekstreme nga ajo që e publikuat në opinion për shpenzimet e deputetëve", deklaroi Forsina Tashevska- Remenski, deputete e LSDM-s.Ndërsa këshilli buxhetor i Kuvendit sot kishte takim me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtarë për mënyrën se si të përzgjedhurit e popullit e miratojnë arkën e shtetit.

"Si dobësi nga Kuvendi janë detektuar udhëzimi jo përkatës i të gjithë deputetëve që ta lexojnë buxhetin dhe ta interpretojnë, duke pasur parasysh se të gjithë deputetë nuk janë ekonomistë dhe nuk vijnë nga fusha që mbulojnë ekonominë dhe financat", shtoi Frosina Tashevska- Remenski.Fondi monetar rekomandon që deputetët të përfshihen në fazën e krijimit të buxhetit dhe jo të njihen me të vetëm pasi të ketë mbërritur propozimi në kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat