Ivanov në takim me Radevin: Të thellohet bashkëpunimi Maqedoni-Bullgari

Maqedonia

Ivanov në takim me Radevin: Të thellohet bashkëpunimi Maqedoni-Bullgari

Më: 6 maj 2018 Në ora: 17:17
Ivanov në takim me Radevin

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot në Dojran ka realizuar takim me presidentin bullgar Rumen Radev, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve përmes forcimit të dialogut politik, ndërsa janë këmbyer mendime edhe për situatën aktuale në rajon dhe BE.

Ivanov ka thënë se Bullgaria si kryesuese aktuale me BE-në dhe pas marrjes së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian, do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë në procesin eurointegrues.

Ndërsa presidenti bullgar Radev është shprehur i kënaqur për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ARM-së në paradën solemne në Sofje.

Dy presidentët kanë folur edhe për përpariimin e bashkëpunimit në fushën e siturisë dhe ushtrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat