Reshjet e shiut kaplojnë gjithë territorin e Maqedonisë

Maqedonia

Reshjet e shiut kaplojnë gjithë territorin e Maqedonisë

Më: 6 maj 2018 Në ora: 16:10
Ilustrim

Reshje të rrëmbyeshme të shiut kanë kapluar territorin e vendit. Reshjet intenzive të shiut kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion. Nga Enti për punë Hidrometeorologjike njoftojnë se mot jostabil pritet të shoqërojë gjithë javën e ardhshme.

Në veçanti të hënën pritet mot jostabil me shirra të rrëmbyeshëm, vetëtima si dhe me erë të fuqishme. Reshje më intezive do të ketë në jug dhe perëndim të vendit ku do të ketë edhe breshër.

Të martën dhe të mërkurën do të jetë më freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut kryesisht gjatë orëve të pasdites, ndërsa kushtet për mot jostabil do të jenë më të vogla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat