Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Më: 6 maj 2018 Në ora: 10:32
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi kryesisht të thata. Intenziteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga LAMM njoftojnë se rruga Përshevcë-Jegunovcë për shkak të punëve ndërtimore (asfaltim) do të jenë e mbyllur për komunikacioni deri më 11 maj të këtij viti.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore. Në disa korsi është e mundur rrëshqitja e dheut, sidomos në akset: Koçani-Makedonska Kamenica-Dellçevë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Katllanovë-Veles dhe Resnjë-Bukovë.

Ndërsa për shkak të maratotës së Shkupit “Wizz Air Marathon” e cila do të mbahet sot, do të regjim të posaçëm të komunikacionit nëpër rrugët në të cilat do të zhvillohet maratona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat