Maqedoni, të shtunën autobus falas për në Matkë

Maqedonia

Maqedoni, të shtunën autobus falas për në Matkë

Më: 3 maj 2018 Në ora: 20:06
Matkë

Këtë të shtunë do të mbahet edicioni i parë i aksionit edukativo-humanitar malor “Matka 2018”. Ngjarja është në organizim të klubeve malore dhe Federatës së sporteve malore të Maqedonisë, ndërsa në përkrahje të qytetit të Shkupit.

“Të shtunën Matka do të jetë vendi i të gjithë dashamirëve të natyrës, maleve, sportit, rekreimit dhe definitivisht të kanjonit më të mirë të Evropës”, paralajmërojnë organizatorët dhe shtojnë se të gjithë ata që duan të shëtisin nëpër bukuritë e natyrës mund të vendosin në një nga dy turret rekreative malore:

Grupi1: Fshati Shishovë – Kisha Shën Nikolla, ura e kajakëve – shtëpia e maleve Matkë.

Grupi 2: Kisha Shën Bogorodica, Shën Spas dhe shtëpia malore Matka.

Të dy grupet fillojnë në orën 8, ndërsa janë siguruar autobus falas të cilët nisen prej orës 7 dhe 7:25 nga Qendra Transportuese, ndalen në Bunjakovec, Leptokari dhe Makpetrol në Gjorce Petrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat