Grubi i falënderoi Kongresistët amerikanë

Maqedonia

Grubi i falënderoi Kongresistët amerikanë

Më: 3 maj 2018 Në ora: 16:13
Kryetari i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Kongresin e SHBA-së, z. Artan Grubi dhe Xhim Benks,

Kryetari i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Kongresin e SHBA-së, z.  Artan Grubi, shprehu falënderim me rastin e letrës të cilën 11 kongresistë amerikanë, të udhëhequr nga kongresisti Xhim Benks nga Indiana ia dërguan Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jan Stolltenberg me kërkesë ftesë për anëtarësim të plotfuqishëm të Maqedonisë në NATO – kruciale për interesat amerikane në Ballkan si dhe për Aleancën.

Grubi theksoi se letra paraqet vërtetim për mbështetjen e fuqishme të riafirmuar amerikane ndaj Integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

Përkujton se si rezultat i politikës së jashtme konstruktive dhe progresit të arritur të vendit në disa muajt e kaluar, kongresistët me mbështetje të shprehur publikisht mbeten partner besnik që e ndihmon Maqedoninë në forcimin e kapaciteteve të saj demokratike, gjë që kontribuon shumë për hapjen e përshpejtuar të perspektivave për integrim të vendit në NATO dhe BE.

Grubi nga 6 deri 12 shkurt 2018 qëndroi në vizitë pune në SHBA, me ç’rast realizoi takime me një pjesë të mirë të Kongresistëve nënshkrues të kësaj letre, por edhe me Senatorë dhe përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë, Pentagonit dhe Stejt Departamentit.

Pas takimit me Kongresistin Xhim Benks, më 12 shkurt të këtij viti, u theksua: “Në takimin me kongresistin Grubi kërkoi mbështetje publike dhe inkurajim nga ana e Benksit dhe kolegëve të tij për tejkalimin e kontestit me Greqinë dhe integrimin tonë në NATO, për të cilën përfaqësuesi u angazhua se do t’i bashkëngjitet iniciativës të cilën Grubi e ngriti me kolegët në Kongresin dhe Senatin”.

Grubi thekson se SHBA-ja është partner yni strategjik dhe Republika e Maqedonisë shpreson për mbështetje të mëtutjeshme proaktive amerikane.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat