Ekspertët » Greqia duhet të lëshoj pe gjatë negociatave

Maqedonia

Ekspertët » Greqia duhet të lëshoj pe gjatë negociatave

Më: 2 maj 2018 Në ora: 18:02

Në prag të takimit të nesërm me homologun maqedonas, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias theksoi se pala greke me të drejtë kërkon që emri i ri të bëhet njëherë edhe emri kushtetues i vendit. Andaj nëse nuk arrihet marrëveshje, sipas Kociasit, gjithë universi e di se Greqia nuk do të jetë fajtore.

"Që të jetë erga omnes i vërtetë duhet të implementohet edhe brenda vendit. A mund të lidhet marrëveshje ndërkombëtare që do ta përmbajë gjithë këtë? Mund dhe ekzistojnë juristë që besojnë në këtë. Por, praktika tregon se nëse ndryshon kjo Qeveri, e ardhshmja do ta dërgojë Zaevin në burg, për shkak se shkel Kushtetutën me pranimin e një emri ndërkombëtar që nuk parashikohet dhe nuk lejohet me Kushtetutë. Respektivisht edhe për mbrojte të tyre, siç kam sqaruar, është i nevojshëm ndryshim i Kushtetutës", deklaroi Nikos Kocias, Ministër i Jashtëm i Greqisë.

Kocijas tha se palët nuk kanë problem për të zgjedhur një nga emrat e përbërë me përcaktues gjeografik, me përjashtim të propozimit “Republika e Maqedonisë (Shkupi)”, të cilën e ka refuzuar Greqia. Ai mohoi mundësinë e integrimit të vendit në NATO pa zgjidhur këtë problem. Në të njëjtën linjë ishte edhe sekretari amerikan i shtetit, Xhejms Matis i cili pas takimit me Ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska përçoi mesazhin se nuk ka NATO pa zgjidhjen e emrit. Gjithsesi ish profesori universitar, Llazar Llazarov vlerëson se kjo çështje nuk mund të zgjidhet përnjëherë, por se duhet të zgjidhet gradualisht fazë pas faze kur të krijohen rrethanat e nevojshme. Andaj ai thekson se pala greke duhet të lëshojë pe dhe të mos bllokojë integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.

"Unë nuk pres asgjë konkrete të përfundojë, sepse automatikisht ndryshim të emrit, ndryshimet kushtetuese duhet ta kenë edhe pajtimin e opozitës. Tek ne opozita ka numër të madh deputetësh dhe pasi duhet 2/3 e shumicës kjo është shumë e vështirë. Duhet nga pala greke të lëshojë pe si fqi i mirë, me të cilin kemi marrëdhënie të mira ekonomiko-tregtare", tha  Llazar Llazarov, ekspert.

Raundi i fundit i negociatave në fund të muajit të kaluar mes dy ministrave dhe ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic në Vjenë përfundoi pa ndonjë epilog konkret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat