Ekspertët: Maqedonia mbetet në zonën e ndikimit amerikan

Maqedonia

Ekspertët: Maqedonia mbetet në zonën e ndikimit amerikan

Më: 2 maj 2018 Në ora: 16:01
Ilustrim

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se deklarata e fundit e Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis paraqet edhe një dëshmi për mbështetjen e fuqishme të SHBA-së për zgjidhjen e çështjes së emrit, si çështje kruciale për anëtarësimin e vendit në Aleancën Veri-atlantike.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis pas takimit me ministren e mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska tha se “SHBA-ja e vlerëson politikën e kundërshtimit të Maqedonisë, në lidhje me marrëdhëniet me Rusinë, për dëbimin e diplomatit, dhe dhënien e mbështetjes aleatëve për ndalimin e agresionit rus”.

Zyrtari i lartë amerikan, pas takimit me ministren Shekerinska njëherësh ka theksuar se ftesa anëtarësim në NATO, do të vijë sapo të arrihet një zgjidhje e pranueshme reciproke për çështjen e emrit me Greqinë.

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se ky takim është me një rëndësi të veçantë sepse në këtë nivel zyrtarët e Maqedonisë arrijnë të takohen me zyrtarët e Pentagonit pas gjashtë vjetësh dhe ky takim vjen vetëm dy muaj para mbajtjes së samitit të NATO-s .

Megjithatë, theksojnë se Uashingtoni ka dy porosi të qarta se SHBA-ja dëshiron ta shoh Maqedoninë në NATO, por kjo është e pamundur pa zgjidhur çështja e emrit.

“Në vija të përgjithshme gjeostrategjike, deklarimi i vet zyrtarëve amerikanë tregon se Maqedonia mbetet në zonën e influencës amerikane dhe se përpjekja e yre do të jetë e vazhdueshme që Maqedonia të mbetet në këtë në këtë vijë dhe të mos rrëshqas drejt influencës ruse”, thotë për Radion Evropa e Lirë Arsim Sinani nga Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Ballkanike.

Nga ana tjetër, Lubço Ristovski ligjërues i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Shkupit për Radion Evropa e lirë thekson se deklarata e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis paraqet një porosi e qartë se duhet zgjidhur çështja e emrit, si kusht pë të hapur dyert NATO për Maqedoninë.

“Unë nuk shoh ndonjë ndonjë optimizëm të tepëruar në deklaratën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis përpos një mirënjohje që tani është më e theksuar sa i përket përpjekës që po bën Qeveria aktuale për të ndaluar shtrirjen e influencës së Federatës Ruse në vendet e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, ai qartë tha se duhet zgjidhur cështja e emrit si pengës që e ndalon Maqedoninë për tu anëtarësuar në NATO”, thotë Ristovski.

Ndryshe, ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekrinska pas takimeve me zyrtarët e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit tha se Maqedonia e meriton vendin e saj në NATO, ngase, sipas saj, është punuar shumë në këtë drejtim.

“Ne kemi treguar se Maqedonia është një partner i përkushtuar në të cilin anëtarët e Aleancës mund të llogarisin. Besojmë se ftesa për Maqedoninë për t’u anëtarësuar në NATO do të kontribuojë për stabilitetin tonë, por edhe për stabilitetin në rajon dhe do të jetë në interesin e SHBA-së”, tha Shekerinska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat