Ftesa për NATO nën "vulën" e Bukureshtit

Maqedonia

Ftesa për NATO nën "vulën" e Bukureshtit

Më: 2 maj 2018 Në ora: 12:07
Ilustrim

Mediat greke i transmetojnë porositë e sekretarit amerikan të Mbrojtjes rreth kushtit për ftesë të Maqedonisë në NATO, që është zgjidhja e çështjes së emrit.

“SHBA deri te IJRM: Së pari zgjidhja e çështjes së emrit, pastaj pranimi në NATO”. Me këtë titull mediat greke e transmetojnë porosinë e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Xhejms Mattis pas takimit të djeshëm me ministren maqedonase të Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, transmeton Dojçe Vele.

“SHBA-të e afirmojnë vendimin e NATO-s në Bukuresht në 2008, Maqedonia të merr ftesë për anëtarësim menjëherë sa të arrijë zgjidhje të përbashkët për çështjen e emrit me Greqinë. E përshëndesim punën tuaj me Greqinë për zgjidhjen e kësaj çështje dhe shpresoj se së shpejti do të ketë rezultat”, tha Mattis.

Një pjesë e mediave rikujtojnë se këtë qëndrim më parë e ka thënë edhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias duke shpjeguar se nga çfarë varet zgjidhja: Që të merr ftesë për NATO, duhet të ketë marrëveshje për egra omnes”.

Të njëjtat qëndrime Koxias i ka thënë edhe në intervistë për televizionin grek “Skaj”. Ai deklaroi se për herë të parë të dy vendet janë kaq afër marrëveshjes, por zgjidhja varet nga ajo se a do të pranojë Maqedonia emër edhe për përdorim të brendshëm edhe të jashtëm.

“Ato thonë se nuk mund të kenë të njëjtin emër si jashtë”, ka thënë Koxias duke shpjeguar se si janë qëndrimet e maqedonasve.

I pyetur se a ekziston mundësi për “pranim të përkohshëm” të fqinjit verior në NATO nëse nuk zgjidhet çështja e emrit, Koxias deklaroi se do të ishte problematike dhe se nuk do të pajtohej me këtë pa arritur marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat