Qeveria e Maqedonisë premton paga më të larta në industrinë e tekstilit

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë premton paga më të larta në industrinë e tekstilit

Më: 1 maj 2018 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Me para nga buxheti, Qeveria do të rrisë pagën në veprimtaritë e punës intensive. Këtë sot e dakorduan Qeveria dhe Këshilli Socio- Ekonomik. Me këtë masë pritet të mbulohen rreth 15 mijë kompani dhe rreth 50 mijë punëtor që punojnë në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve.

Kushti për marrjen e parave është që kompania të mos përdorë forma të tjera të ndihmës shtetërore. Sipas ministrit të financave Dragan Tevdovski, mbështetjen do të mund të marrin kompanitë që nuk kanë përfitime të mëdha.

“Mbështetja është për kompanitë intensive të punës, d.m.th. kompanitë në të cilat kostot e punonjësve përbëjnë më shumë se 50 për qind të kostove totale dhe vetëm për kompanitë që nuk bëjnë fitime të larta, ose që kanë fitim si përqindje të shpenzimeve totale më pak se 10 për qind”, deklaroi Dragan Tevdovski.

Kryeministri Zoran Zaev tha se kjo masë duhet të zvogëlojë plotësisht presionin mbi pronarët rreth pagesës së pagës minimale në veprimtaritë intensive të punës. Sipas tij, me këtë masë nuk do të munden punëdhënësit të bëjnë mashtrime dhe të kërkojnë kthimin e një pjese të pagës në dorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat