Është vjedhur depoja e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale në Maqedoni

Maqedonia

Është vjedhur depoja e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale në Maqedoni

Më: 1 maj 2018 Në ora: 17:07
Ilustrim

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale në stacionin policor në Karposh ka informuar se është kryer vjedhje e rëndë në hapësirat e depos të këtij institucioni.

Sipas dosjes, në mes datës 17 dhe 18 të muajit të kaluar në rrethin e kazermës Ilinden, në hapësirat e dy depove të ministrisë në të cilën kanë punuar, nga persona të panjohur është kryer vjedhje e rëndë.

Kryerja është bërë kur një prej personave ka hyrë nëpërmjet dritares në depo, ku ka marr: këpuca për gra, këpucë baleti femrash, pjata, fustane femrash, bluza, çanta, veshje dimërore.

Me kryerjen e veprës penale është konsideruar dëm material me vlerë rreth 254.900 denarë. Policia ka marr masa për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat