Sa ka mes BDI-së, dhe BESË-së së Kasamit, një marrëveshje tinzare, që nuk ngriten shpatat mes vehte?!

Maqedonia

Sa ka mes BDI-së, dhe BESË-së së Kasamit, një marrëveshje tinzare, që nuk ngriten shpatat mes vehte?!

Më: 1 maj 2018 Në ora: 16:33
BDI-BESA

Partitë politike jo çdoherë luftojn mes vehte sepse ato mund të vendosin edhe komunikim të qetë mes tyre. Është e mundur që në të kaluarën individ që tanimë i takojnë subjekteve të ndryshme të kenë qenë pjesë e një subjekti të njejtë politik, prandaj ata i ruajn raportet e mira miqësore dhe këtë disponim pozitiv ata e bartin edhe në rast se ata kalojnë në parti tjera politike.

Në këtë çështje nuk duhet të kërkohet ndonjë ideologji por kjo ndodh për faktin se njerëzit njihen me njëri tjetrin dhe ata në raportet e tyre vendosin të veprojnë miqësisht. 

Madje nuk është e thënë se partitë të garojnë gjithmonë me goditje të ulëta apo me goditje të rënda në shenjë që të krijojnë epërsi zgjedhore. Shpesh herë ndodh që njerëz të cilët tanimë i takojnë njërës apo tjetrës parti dikur në të kaluarën të kenë qenë në një parti të njejtë. Shpesh herë ndodhë që strukturat e tilla mes vete edhe pse ndodhen në parti të kundërta të jenë miqësore. Prandaj edhe paraqitet kjo tolerancë e cila nuk është partiake por është thjeshtë për shkakun se strukturat janë në raporte të mira dhe nuk duhet aty të kërkohet ideologjia ose ndonjë shenjë e madhe për urrejtje. Thjeshtë se njerëzit njihen me njëri tjetrin dhe vendosin të veprojnë në këtë mënyrë.

Nga ana tjetër BDI është një parti e cila e ka pushtetin absolut në nivel lokal por edhe në nivel qëndror, prandaj është e vështirë që të kundërshtohet një parti e tillë duke i pasur parasysh instrumentet që i ka në dispozicion. Prandaj kur flitet për tolerancën e Besës të Kasamit, më shumë mund të jetë tolerancë e njerëzve të mirë sesa tolerancë ozononte. Raportet e mira mes të BDI-së dhe BESË-së së Kasamit, vjen si rezultat i fakteve se ata dy partitë, kanë interesa subjektive dhe nuk pret që komunikimi mes tyre të ashpërsohet. 

Mirëpo me siguri se këto dy struktura politike janë konkurrente kryesore mirëpo për shkak të njohjes së njerëzve edhe në segmente tjera qofshin ato familjare apo edhe shoqërore sigurisht se ndikojnë edhe në raportet e tyre. Pasiqë shumica e tyre janë edhe shokë të cilët kanë qenë bashkë kohë më parë në të njejtën parti, dhe nga ky fakt vjen edhe një përmbajtje kur është në pyetje ndonjë kundërshtim apo konkurrencë mes tyre. 

Dhe shikuar kështu në aspektin tjetër pasi që Lëvizja BESA, e Bilall Kasamit, sic edhe gjerr më tani është shkruar se ajo mund të hyn në qeveri edhe pa kushte gjë qe kjo i konvenon partisë shqiptare në pushtet BDI, prandaj dhe nuk e besoj se do të shkojnë në denoncime individuale apo dhe personale mes tyre por të zhvillojnë një garë politike që bazohet në platformat dhe programet kush sa ka bërë apo sa mundet të bëjë. 

Ndryshe partitë politike të cilat nuk ndajnë ideologji të njejtë, të hyjnë në luftë politike me qëllim që ta luftojnë njëra tjetrën duke dashur që të ia zënë pozicionin njëra tjetrës. Kjo dukuri jo që është e dëmshme dhe duhet të luftohet por i rritë dyshimet se po bëhet me qëllim që të mbrohen interesa të pjesshme të njerëzve të cilët i udhëheqin këto struktura, sesa që bëhet fjalë për ndonjë kulturë të avancuar politike që ekziston në ambientin politik në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat