Sindikata në Maqedoni me marshim do të kërkojnë përmirësimin e drejtave të punëtorëve

Maqedonia

Sindikata në Maqedoni me marshim do të kërkojnë përmirësimin e drejtave të punëtorëve

Më: 1 maj 2018 Në ora: 10:25
Ilustrim

Në festimin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, sot do të kyçen edhe organizatat sindikale në Maqedoni, me qëllimin për të përmirësuar pozitën e punëtorëve në vend dhe për të kujtuar luftën e punëtorëve për promovimin e të drejtave të tyre. Federata e Sindikatave të Maqedonisë, pas disa vite pushim, kthehet në festimin tradicional të 1 majit, përkatësisht në marshimin për një majin nëpër rrugët e Shkupit.

Motoja e marshit të këtij viti është “Rrugët janë të ndryshëm, qëllimi është një” dhe do të fillojë para ndërtesës së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë në orën 10:30 dhe do të vazhdojë para Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ku do të kërkohet nga sindikatat një ligj më të mirë të punës, shfrytëzimin e lejes vjetore për të gjithë punëtorët dhe një marrëveshje më të mirë kolektive të përgjithshme për sektorin privat dhe atë publik. Sindikatat gjithashtu do të thonë se ndalimi për mobing dhe ngritja e moshës së daljes në pension. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat