Sheqerinska në Uashington do të realizoj takim me James Mattis

Maqedonia

Sheqerinska në Uashington do të realizoj takim me James Mattis

Më: 1 maj 2018 Në ora: 09:24
Radmilla Sheqerinska

Aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jenë tema e takimit të sotëm në Uashington në mes zv. kryeministres dhe ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Partneriteti strategjik mes Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të konfirmohet në këtë takim.

Ajo gjithashtu paralajmëroji se në takimin me Matisse do të flasin edhe për reformat në ARM dhe përgatitjet e vendit për anëtarësim në Aleancë.

Takimi do të realizohet në kuadër të vizitës zyrtare të ministreshës Sheqerinska në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila filloi me 26 prill dhe do të vazhdojnë deri më 2 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat