Oda Ekonomike me vegla për vlerësim të bonitetit

Maqedonia

Oda Ekonomike me vegla për vlerësim të bonitetit

Më: 1 maj 2018 Në ora: 06:56
Valentina Cvetkovska,

Oda Ekonomike e Maqedonisë në Bashkpunim me agjencinë për rejting kreditor “Coface” nga Kroacia, ka zhvilluar vegla me të cilat kompanitë e Maqedonisë mund të përfitojnë raport të bonitetit për kompani të huaj me qëllim që të fitojnë partner potencial stabil, si dhe të vendosen në rrjetin global të Grupacionit “Coface” me çka kompanitë e huaja do të mund të sigurojnë të dhëna për ta. Valentina Cvetkovska nga Oda Ekonomike, tha se raporti i Bonitetit është i ndarë në më shumë segmente.

Valentina Cvetkovska, Oda Ekonomike, “Kompanitë fitojnë raport më të plotë që paraqet burim të sigurt të informatave. Ai mund t’u ndihmojë kompanive të formojnë mendim për afarizmin, profitin dhe stabilitetin e partnerëve potencial. Po ashtu fitojnë edhe raport financiar, që përfshin analizë dyvjeçare të kompanisë, duke përfshirë treguesit kyç të drejtimit të biznesit për periudhën e dhënë. Krahas kësaj, kompanitë në suaza të raportit të bionitetit, fitojnë edhe rejting kreditor që mundëson vlerësim të rrezikut të bashkëpunimit me kompaninë që është lëndë e analizës”

Cvetkovska njofton se Raporti i Bonitetit jep qasje deri tek bazat e internetit me të dhëna që përfshijnë 12 milionë kompani nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si dhe jep zgjidhje mes gjetjes momentale të raportit të punuar paraprakish online.

Valentina Cvetkoska, Oda Ekonomike, “Raporti ‘excellent SME MACEDONIA’ është certifikatë për punë afariste që e jep Oda Ekonomike e Maqedonisë në bashkëpunim me Agjencinë për rejting kreditor ‘Coface’. Certifikatin mund ta fitojnë kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, sipas numrit të të punësuarve, të cilët realizojnë mbi 25 000 euroqarkullim vjetor dhe nota e të cilave është gjashtë për punën financiare për tre vitet e fundit, sipas rejtingut të Coface”.

Siç theksoi Cvetkovska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, me këto vegla, kompanitë fitojnë siguri dhe garancë për rejtingun e kompanisë së huaj, gjë që lehtëson sigurimin e partnerit afarist stabil. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat