Dimitrov: Maqedonia tani është shtet modern dhe stabil

Maqedonia

Dimitrov: Maqedonia tani është shtet modern dhe stabil

Më: 29 prill 2018 Në ora: 20:43
Nikolla Dimitrov

“Kemi arritur që deri tani ta marrim raportin më të suksesshëm nga Komisioni Evropian dhe do të bëjmë gjithçka që në qershor të saktësojmë vendimet politike”, tha sot ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në shënimin e ditës së Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ai shtoi se Maqedonia tani është shtet modern, stabil dhe demokraci evropiane, e cila çdo herë sipas tij e zgjedh rrugën e paqes dhe dialogut.

Dimitrov tha se akoma ka pengesa, duke shtuar se më 27 prill të vitit të kaluar është shënuar një nga sulmet më të mëdha në Kuvend dhe demokracinë e shtetit.

Dita e sotme e Ministrisë së Punëve të Jashtme u shënua në prani të përfaqësuesve të korit diplomatik, të punësuar në ministri si dhe përfaqësues të mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat