Vazhdojnë negociatat mes Dimitrovit dhe Kotziasit, për një javë do takohen dy herë

Maqedonia

Vazhdojnë negociatat mes Dimitrovit dhe Kotziasit, për një javë do takohen dy herë

Më: 29 prill 2018 Në ora: 20:42
Dimitrovi dhe Kotzias

Pas intensifikimit të bisedimeve rreth zgjidhjes së çështjes së emrit mes shefave të diplomacisë së Greqisë dhe Maqedonisë, pritet të ketë edhe takime të reja.

Edhe pse nga Ministria e Punëve të Jashtme akoma nuk kanë dalur me agjendë konkrete, ministrat e Punëve të Jashtme pritet të takohen në dy konferenca në Greqi. E para më 3 dhe 4 maj në Selanik, ndërsa tjetra një javë më vonë në Sunio, afër Athinës.

Konferenca e parë rajonale dedikohet për bashkëpunim ndërkufitar, ndërsa pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria dhe Bullgaria, kurse Greqia do të jetë nikoqire.

Ndërsa konferenca më 11 dhe 12 maj në Sunio do të mbahet për të ardhmen në Evropë të vendeve të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat