Maqedoni, rreth 5500 nxënës do të jenë pjesë e testimit ndërkombëtar PISA

Maqedonia

Maqedoni, rreth 5500 nxënës do të jenë pjesë e testimit ndërkombëtar PISA

Më: 29 prill 2018 Në ora: 11:05
Ilustrim

Rreth 5500 nxënës nga gjitha shkollat publike dhe dy private të mesme, këtë vit do të jenë pjesë e testit ndërkombëtar PISA.

Deri tani sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve, e cila është realizatore e studimeve, testimi është realizuar me sukses në 85 shkolla të mesme, ndërsa gjatë ditës së sotme dhe nesër pritet që të përmbyllet testi.

Duke pasur parasysh që në testim janë përfshirë edhe nxënës të shkollave fillore, testimi për ta do të kryhet pas 1 majit.

“Rezultatet e studimit të realizuar na lejojnë të marrim të dhëna të vlefshme se sa janë të gatshëm studentët për jetë në shoqëritë moderne pas përfundimit të kursit, duke vënë theksin në zbatueshmërinë e njohurive, aftësive dhe kompetencave që ata kanë fituar gjatë procesit arsimor”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Pasi bëhet fjalë për studim kompleks, i cili përfshinë shtete nga e gjithë bota dhe me procedura të ashpra, rezultatet e testimit të vitit 2018, pritet të publikohen në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat