Robertson: Pa konsensus, Maqedonia nuk do të anëtarësohet në NATO

Maqedonia

Robertson: Pa konsensus, Maqedonia nuk do të anëtarësohet në NATO

Më: 28 prill 2018 Në ora: 09:46
George Robertson

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson, i cili është lideri i grupit të ri joformal “Grupi Ohri”, për mbështetje të Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, në një intervistë për AIM ka folur për situatën në Maqedoni dhe çështjen e emrit me Greqinë.

I pyetur se gjatë vizitës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, ai dha mesazh se nuk do të ketë anëtarësim në NATO pa zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, ai tha se Stoltenberg ka përmendur vetëm fakte.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka dhënë fakt. Parimi në të cilin mbështetet NATO është se asnjë vendim nuk do të merret pa konsensus. Nëse nuk ka konsensus, vendi juaj nuk mund të anëtarësohet në NATO, ky është fakt”, tha Robertson.

Robertson ka qenë sekretar i përgjithshëm i NATO-s në vitet 1999 deri 2004 dhe disa herë e ka vizituar Maqedoninë, sidomos gjatë kohës së krizës së 2001 dhe është njëri nga diplomatët që ka ndihmuar në arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat