Befason Tusk, flet maqedonisht në konferencën e përbashkët me kryeministrin Zaev

Maqedonia

Befason Tusk, flet maqedonisht në konferencën e përbashkët me kryeministrin Zaev

Më: 27 prill 2018 Në ora: 13:12
Zaev dhe Tusk

Ndjej ndryshim më mentalitetin politik në Maqedoni dhe vullnet të vërtetë për afrim në integrimin euroatlantik. Shoh udhëheqësi të guximshme te kryeministri Zaev, e drejtuar kah e ardhmja. Rekomandimi i KE-së është dëshmi më e mirë se përpjekjet e Maqedonisë kanë impresionuar shumë kë në Evropë”, kështu u shpreh kryetari i Këshillit të Evropës, Donalt Tusk, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Zaev, duke folur në gjuhën maqedonase.

Tusk tha se nuk ka vend më të mirë se Shkupi që ta mbarojë turneun ballkanik.

“Shumë punë u ndërruan nga vitit 2015, kur erdha për ndalimin e fluksit të emigrantëve. Prej atëherë ruta ballkanike është e mbyllur dhe kështu duhet që të ngelet”, tha Tusk.

Ai gjithashtu e falënderoi Maqedoninë për ndalimin e rutës ballkanike, por edhe për mbështetjen për rastin Skripal.

“Qëndruan pranë nesh në rastin Solsberi edhe ne do të ngelemi pranë jush. BE është shpresa më e madhe për qytetarët e juaj”, tha Tusk.

Njëkohësisht Tusk foli edhe për aspektin ekonomik në lidhje me eksportin e Maqedonisë, duke theksuar se 80% e prodhimeve të Maqedonisë eksportohen në BE, 13% në Ballkanin Perëndimor, 1.5% në Turqi, dhe nga 1% në Rusi dhe Kinë.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev, tha se pas KE-së, Maqedonia dëshiron që t’i bind vendet anëtare se meriton që të fitojë datë dhe t’i fillojë bisedimet për anëtarësim, gjë që kurrë nuk ka qenë më afër se tani.

“Vazhdojmë me të njëjtin ritëm reformat do të bëhen më të qarta dhe më konkrete”, tha Zaev, duke e riparalajmëruar planin 18-të, që po përgatitet në bashkëpunim me KE-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat