Talat Xhaferi: Ligji për përdorimin e gjuhëve do të hyn në fuqi pa nënshkrimin e Ivanovit

Maqedonia

Talat Xhaferi: Ligji për përdorimin e gjuhëve do të hyn në fuqi pa nënshkrimin e Ivanovit

Më: 27 prill 2018 Në ora: 09:55
Kryekuvendari Talat Xhaferi

Kryekuvendari Talat Xhaferi ka folur për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, në debatin në Tv Telma.

Ai deklaroi se ky ligj do të hyn në fuqi, edhe pse kryetari Ivanov nuk e nënshkruan dekretin.

“Ligji do të shpallet pa nënshkrimin e kryetarit, pasi që ai e refuzon, ndërsa Kushtetuta ka dispozita të caktuara që i obligon të gjithë bartësit e funksioneve që ta respektojnë Kushtetutën dhe mos t’i pengojnë institucionet tjera në punë”, tha Xhaferi.

Xhaferi tha se Ligji do të shpallet në Gazetën Zyrtare, me arsyetimin se kryetari e refuzon nënshkrimin, dhe se është vendim i tij se kur do të bëhet kjo.

Ai shtoi se Ivanovi do të jep llogari për këtë gjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat