Filipçe: Vaksinat janë të sigurta, dihet gjithça për prodhimin dhe importin e tyre

Maqedonia

Filipçe: Vaksinat janë të sigurta, dihet gjithça për prodhimin dhe importin e tyre

Më: 26 prill 2018 Në ora: 22:28
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në një intervistë për TV24 ka thënë se vaksinat janë të sigurta, të kontrolluara në çdo segment dhe çdo kund janë të njëjta. Ai shtoi se nuk ka asnjë dyshim për cilësinë e tyre.

Sipas tij, është saktësisht e ditur se si janë të prodhuara, si janë transportuara, si ruhen dhe si aplikohen, ndërsa import paralel nuk ka pasur asnjëherë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Filipçe paralajmëroi fushatë aktive për ngrotjen e vetëdijes për vaksinim, pasi siç tha, seriozisht është ulur vaksinimi në vend, ndërsa kjo sipas tij mund të shkaktojë rreziqe tek fëmijët e vegjël nëse nuk ndërmerret diçka.

“Nuk mund të lejojmë edhe më tej të bie përfshirja e vaksinimit. Sipas rregullativës momentale, është e nevojshme që gjatë regjistrimit në kopshte dhe shkolla që fëmijët të jenë të vaksinuar. Vitin e kaluar rreth 100 prindër nuk e kanë përmbushur këtë detyrim”, tha Filipçe.

Vitin e kaluar në Maqedoni u vaksinuan 130 mijë fëmijë, ndërsa përqindja e komplikimeve ka qenë si në gjitha vendet e botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat