Reshjet e shiut dhe stuhia kaplojnë disa vende në Maqedoni

Maqedonia

Reshjet e shiut dhe stuhia kaplojnë disa vende në Maqedoni

Më: 26 prill 2018 Në ora: 22:02
Ilustrim

Sot pasdite, duke filluar nga pjesët lindore të vendit, ka pasur jostabilitet të motit, me reshje lokale të shiut dhe vranësira, kryesisht në zonat malore.

Reshje më të mëdha të shiut dhe bubullima ka pasur në rrethinat e Kriva Pallankës, Berovës dhe Kratovës. Më pas vranësirat dhe moti i ligë u paraqit edhe në Prilep, Krushevë, si dhe në afërsi të liqenit të Tikveshit dhe të Jakupicës.

Lagështia dhe reshjet e shiut gjatë natës pritet të reduktohen, ndërsa nesër parashikohet që të mbretërojë mot i ngrohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat