Emri, Ivanov: Të merret shembulli Kroaci-Slloveni

Maqedonia

Emri, Ivanov: Të merret shembulli Kroaci-Slloveni

Më: 26 prill 2018 Në ora: 20:57
Kolinda Grabar Kitaroviq dhe Gjorge Ivanov

Kroacia si vend në që 2020 pritet të kryesojë me presidencën e Bashkimit Evropian vlerëson se zgjidhja e çështjeve bilaterale mes vendeve duhet të shkojë paralelisht me integrimin euro-atlantik të Maqedonisë.

Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq duke ju referuar bisedimeve për emrin Maqedoni-Greqi tha se zgjedhja nuk duhet të imponohet nga jashtë.

Presidenti Ivanov kërkoi që dy vendet të ndjekin shembullin negociatave Kroaci-Slloveni.

“Shembullin që ka Kroacia me Slloveninë, e kemi thënë vazhdimisht, se mund të përdoret në rastit me Maqedoninë dhe Greqinë. Mund të zhvillohen negociata paralele për anëtarësim në BE dhe paralelisht të zgjidhen çështjet e hapura”, deklaroi presidenti Gjorge Ivanov.

“Pajtohem me presidentin Ivanov se çështjet e hapura jo vetëm që mund por duhet patjetër të zgjidhen paralelisht me euro-integrimin. Bisedimet duhet të intensifikohen. Shpesh në negociata futen propozime nga jashtë por ato në asnjë mënyrë nuk duhet të imponohen. Ju e dini se keni mbështetjen tonë për në NATO dhe ambasada kroate në Shkup që është si pika juaj e kontaktit me Aleancën, do të ndihmojë rrugën tuaj”, Kolinda Grabar Kitaroviq, presidente e Kroacisë.

Dy presidentët u takuan në prag të takimit të liderëve “Bërdo Brion” që pritet të mbahet nesër në Shkup. Në konferencën për shtyp, edhe përskaj interesimit të madh të mediave për të mësuar nëse presidenti Ivanov ka gjasë të ndryshojë qëndrim rreth dekretimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve, nuk u lejuan pyetje të tjera duke u arsyetuar me kufizimin kohor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat