Ivanov-Kvitarovic: Marrëdhëniet dypalëshe të zgjidhen së bashku me eurointegrimet

Maqedonia

Ivanov-Kvitarovic: Marrëdhëniet dypalëshe të zgjidhen së bashku me eurointegrimet

Më: 26 prill 2018 Në ora: 19:37
Pamje nga takimi - Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe Gjorge Ivanov

Presidenti Gjorge Ivanov, sot ka realizuar takim me homologen e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Pas takimit ata kanë mbajtur konferencë për shtyp në të cilën theksuan se Maqedonia dhe Kroacia kanë marrëdhënie jashtëzakonisht të mira dhe pa çështje të hapura.

Presidenti Ivanov përshëndeti qëndrimin konstruktiv të Kroacisë, duke thënë se marrëdhëniet dypalëshe nuk duhet të jenë pengesë në rrugën euroatlantike.

“Në rajonin tonë ekziston përvojë pozitive në lëvizjen paralele për gjetjen e zgjidhjeve për çështjet e hapura. Ky është shembulli mes Kroacisë dhe Sllovenisë, i cili mund të zbatohet edhe në rastin me Maqedoninë”, ka thënë Ivanov.

Ai gjithashtu ka shtuar se në takim me presidenten kroate është biseduar edhe për bashkëpunimin në sfera tjera, që janë në interes të përbashkët për të dy vendet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat