Juncker: Nuk kam kompetenca të jap ide, por çështja e emrit duhet të zgjidhet patjetër

Maqedonia

Juncker: Nuk kam kompetenca të jap ide, por çështja e emrit duhet të zgjidhet patjetër

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:48
Kryetari i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker

Kryetari i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker ka folur para Kuvendit të Greqisë, ku ka deklaruar se duhet patjetër të zgjidhet çështja e emrit me Maqedoninë.

Ai u ka thënë parlamentarëve grek se kjo çështje duhet të zgjidhet ndërmjet dy shteteve, dhe se ai nuk ka kompetencë të jep ide dhe udhëzime, por kjo çështje është mjaft urgjente.

Juncker ka shtuar se Greqia është shtylla e rajonit, ndërsa Ballkani Perëndimor (BP) ka nevojë për të ardhme evropiane “që të mos përsëriten skenat e përjetuara në vitet e 90-ta”.

Kreu i KE-së ritheksoi faktin se dhënia e udhëzimit për fillimin e bisedimeve nuk paraqet dhënie të datës për Shqipërinë dhe Maqedoninë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat