Ambasadorët pastruan bregun e lumit Vardar

Maqedonia

Ambasadorët pastruan bregun e lumit Vardar

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:48
Ambasadorët

Bregu i lumit Vardar u pastrua sot nga mbeturinat, përmes aksionit “Pastro, pastaj cicëro”, ku morën pjesë edhe ambasadorët Jess Baily, Charles Garrett, e Wouter Plomp.

Edhe zv.kryeministri Bujar Osmani iu bashkua kësaj nisme, që u mbështet nga disa kompani.

Ambasadori holandez Wouter Plomp tha se është i kënaqur me këtë aksion, që filloi si aktivitet i vogël, por që u rrit në një aksion ekologjik, ku janë përfshirë edhe qytetarët.

Ambasadori britanik, Charles Garret tha se bregu është mjaft i bukur për rekreacion, por kur ka mbeturina atëherë është i gërditshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat