Zaev: Ka indikacione serioze rreth rastit “Monstra”, dëshmitë do t’i publikoja po t’i kisha

Maqedonia

Zaev: Ka indikacione serioze rreth rastit “Monstra”, dëshmitë do t’i publikoja po t’i kisha

Më: 26 prill 2018 Në ora: 13:22
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se nuk ka dëshmi rreth rastit “Monstra”, dhe se do t’i kishte publikuar, nëse do t’i kishte të njëjtat.

Mirëpo, ai thotë se nga përgjimet dalin indikacione serioze rreth rastit, prandaj edhe përgjimet janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale Publike (PSP).

Zaev sqaroi se njëri nga prindërit e të vrarëve ka njohuri se si ka kontaktuar i akuzuari Fejzi Aziri, me ish-kryetarin e Gostivarit, Nevzat Bejta, duke i kërkuar t’i paguhen subvencionet.

Këto përgjigje vijnë nga seanca e pyetjeve-përgjigjeve të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat