Emri, Zaev: Nëse nuk arrijmë sukses, ndoshta nuk do të kemi të ardhme në BE dhe NATO

Maqedonia

Emri, Zaev: Nëse nuk arrijmë sukses, ndoshta nuk do të kemi të ardhme në BE dhe NATO

Më: 26 prill 2018 Në ora: 13:15
Zoran Zaev

Shumë e rëndësishme është që të mos korritemi para qytetarëv të Maqedonisë, thotë kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një intervistë pëe televizionin bullgar BTV, duke komentuar bisedimet për çështjen e emrit me Greqin.

I pyetur se cili emër është më i pranueshëm, Zaev nuk ka precizuar, por ka theksuar se nëse shikohen aspektet historike shteti aktual i Maqedonisë, ndodhet në pjesën e epërme, veriore dhe pjesën e Vardarit të Maqedonisë, siç ka një pjesë Bullgaria dhe një pjesë Greqia.

"Pjesa e Maqedonisë historike që ndodhet në Bullgari, ne e pranojmë si bullgare dhe këtu nuk ka asnjë dilem. Ne e quajm pjesa e Pirinit, pasi që Pirini është mali më i madh, por atje jetojnë qytetarë të Bullgarisë prej të cilëve disa ndjehen edhe si maqedonas dhe ajo është e drejta e tyre. Ne më këtë nuk kemi asnjë problem", thotë Zaev, përcjell Zhurnal.

Lidhur me integrimet euro-atlantike, të cilat për momentin janë të bllokura nga Greqia për shkak të çështjes së emrit, kryeministri Zoran Zaev thotë se bisedimet për kontestin e emrit vazhdojnë me qëllim që të arrihet zgjidhje.

"Nëse nuk arrijmë sukses, ndoshta nuk do të kemi të ardhme në BE dhe NATO. Atehërë do të duhet që Europën ta sjellim në Shkup, në Maqedoni. Nuk shoh opcion tjetër. Në rastin e fundit nëse nuk arrihet zgjidhje, çështja do të mbetet e hapur dhe do të vazhdojmë pas tre apo gjashtë muajave të kërkojmë zgjidhje", ka thënë Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat