Në Kuvendin e Maqedonisë jehoi muzika “çyçek”

Maqedonia

Në Kuvendin e Maqedonisë jehoi muzika “çyçek”

Më: 26 prill 2018 Në ora: 12:41
Kuvendi

Muzikë simbolike çka është më e lehtë, Deputetët nga OBRM-PDUKM lëshuan muzik çyçek nga telefonat e tyre dhe kështu e filluan seancën për pyetje të deputetëve.

Koordinatori i OBRM-PDUKM-së, Dragan Danev tha: “Mjaft festuat, mjaft 10 ditë festoni me çyçek në tunele dhe kokteje. Do të përgjigjen ministrat sot para opozitës, gjithçka që bëni është të largoni vëmendjen e qytetarëve nga problemet reale. Ku janë rrogat e larta të mjekëve, ndërsa zmadhoni akcizat. Edhe Mogherini i’u tha se duhet vetëm gjysmë dite të festoni dhe të filloni të punoni”.

Talat Xhaferi i’u tërhoqi vëmendjen deputetëve të OBRM-PDUKM-së që t’i mbyllin telefonat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat