Këshilli për reformat në gjyqësor rishikon ndryshimet në Ligjin për gjykatës dhe prokuror

Maqedonia

Këshilli për reformat në gjyqësor rishikon ndryshimet në Ligjin për gjykatës dhe prokuror

Më: 25 prill 2018 Në ora: 21:21
Këshilli për reformat

Ndryshimet e propozuara në Ligjin për gjykatës, Ligjin për këshillin gjyqësor dhe Ligjin për prokurorët publik, sot ishin në rend dite në seancën e tretë të Këshillit për ndjekjen e zbatimit të strategjisë për reforma në seektorin e gjyqësorit.

Zv.ministri i Drejtësisë Oliver Ristovski, informoi anëtarët e Këshillit se disa vendime të propozuara nga Ministria e Drejtësisë nuk janë të pranueshme për opozitën dhe tha se në seancën e Kuvendit të planifikuar më 2 maj, pritet që këto ndryshime të gjenden në rend dite.

Në seancën e sotme të Këshillit është biseduar edhe për procedurat disiplinore për gjykatësit, si masë për punën e tyre në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat