Maqedonia me 74 raste të malaries, 3 të vdekur

Maqedonia

Maqedonia me 74 raste të malaries, 3 të vdekur

Më: 25 prill 2018 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bashkohet me organizatat partnere në promovimin e temës së Ditës Botërore të Malaries për këtë vit, “Gati për të luftuar malarien”.

Kjo temë nënvizon angazhimin e komunitetit botëror për malarien rreth qëllimit të përbashkët për një botë pa malarie.

Duhet vepruar në mënyrë urgjente për të fituar luftën globale kundër malaries. Kjo është arsyeja pse OBSH-ja po kërkon investime më të mëdha dhe shtrirje të mjeteve të provuara që parandalojnë, diagnostikojnë dhe trajtojnë malarien.

Përgjigjja globale ndaj malaries është në udhëkryq. Pas një periudhe suksesi në kontrollin e malaries, progresi ka mbetur në vend. Ritmi i tanishëm është i pamjaftueshëm për të arritur piketat e vitit 2020 të Strategjisë Teknike Globale të OBSH-së për Malarien 2016-2030, veçanërisht për objektivat që kërkojnë një reduktim prej 40% të incidencës së rasteve të malaries dhe shkallës së vdekshmërisë.

Këtë vit, Dita Botërore e Malaries përkon me aktivitetet përkujtimore të 70 vjetorit të OBSH-së. Programi Global i Malaries po planifikon organizimin e kësaj dite me një sërë aktivitetesh, që reflektojnë momentet kyçe të luftës kundër kësaj sëmundjeje gjatë 7 dekadave të fundit.

Në fund të vitit 2016 janë regjistruar 216 milion raste të malaries në botë, krahasuar me 237 milion raste në vitin 2010. Janë llogaritur 445000 raste vdekjesh nga malaria në nivel botëror në vitin 2016. Po at vit për këtë sëmundje janë harxhuar 2.7 miliardë dollarë.

Malaria në Republikën e Maqedonisë deri në 19.12.1973 është regjistruar si formë endemike, më pas nga ana e OBSH, Maqedonia është shpallur dhe certifikuar si vend pa malarie.

Në periudhën prej 1976-2017 në R. Maqedonisë janë regjistruar 74 raste, ndërsa numri më i madh i tyre janë regjistruar në vitin 1988 (9 persona). Në pesë vitet e fundit, nga 2012 – 2017 janë regjistruar numër më i madh i rasteve të importuara ndërsa numri i tyre sillet prej 4 deri 6 raste brenda vitit, me nga një rast vdekjeje në 2014, një në 2016 dhe 2017 (gjithsej 3 të vdekur), thonë nga ISHP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat